Pensionet që janë nën vlerën 100 euro do të rriten për 30 euro më shumë për tre muajt e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, derisa ka prezantuar masat e miratuar nga Qeveria e Kosovës për zbatimi ne Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për këtë vit. Ndër të tjera, Avdullah Hoti ka thënë se 6 milionë euro do të shpërndahen për të vet-punësuarit, duke zbatuar kriteret që do të nxjerren nga Qeveria e Kosovës. E kjo do të jetë pagesa e parë që në Qeveri u tha se do të fillojë me ekzekutimin e saj brenda disa ditësh.

Mbi 222 milionë është shuma që do të ndahet nga Qeveria në detyrë e Kosovës, për të ndihmuar qytetarët, sektorin e shëndetësisë dhe bizneset, pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia me Covid-19.

Hoti: 40 milionë euro për blerje të vaksinave kundër Covid-19

“Kemi ndarë 50 milionë euro për shëndetësi, prej të cilave 40 shkojnë për blerjen e vaksinës dhe 10 milionë për blerjen e aparateve të tjera mjekësore për menaxhim të pandemisë. Në masën e gjashtë kemi ndarë 11 milionë euro për shtesë nën pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë”, la thënë kryeministri në detyrë në një konferencë për media.

Ndër masat e aprovuara nga ekzekutivi janë 6.5 milionë euro për të vet-punësuarit dhe 13.5 milionë euro për rritje të pensioneve që janë nën vlerën 100 euro.

Sa i përket masës për të vet-punësuarit, ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami bëri të ditur se nuk do të ketë aplikim për të përfituar nga masat, por do të bëhen publike kriteret nga Ministria e Financave.

Bajrami: Në tre muajt e ardhshëm pensionet nën vlerën 100 euro do të rriten për 30 euro

“Besoj që në ditët në vijim, nga java e tjetër do të fillojë ekzekutimi, nuk ka nevojë për aplikim. Ne qysh i kemi të dhënat janë diku rreth 17 deri në 21 mijë të cilët do të jenë përfitues të kësaj mase, nuk ka nevojë për aplikim. Tek masa për rritje të pensioneve është ndarë shuma prej 13.5 milionë euro, bëhet fjalë për rritjen prej 30 euro për secilin pension më pak se 100 euro, nëse dikush sot e ka pensionin 90 euro, në tre muajt në vazhdim do të me arrë këtë shtesën prej 30 euro”, tha ajo.

Gjithashtu u bë e ditur se do të vazhdohet mbështetja për skemat sociale me dyfish të skemave, sipas tij faza parë do të nisë menjëherë me 10 milionë euro që përfshin personat që e kanë humbur vendin e punës gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Ndërsa gastronomët do të përkrahen me një shumë prej 3 milionë euro, që sipas Hotit, janë sektori më i prekur nga vendimet e Qeverisë për menaxhim të pandemisë.

Hoti: 3 milionë euro për sektori ne gastronomisë

“Kemi ndarë një shumë tjetër prej 3 milionë euro në bazë të premtimit tonë në sektorin e gastronomisë, pasi është sektori që është prekur më së shumti nga vendimet e Qeverisë për menaxhim të pandemisë, një shumë prej 3 milionë euro për t’u ndarë gastronomëve, hoteleve, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese e të ngjashme. Kjo shumë do të shpërndahet sa më parë që është e mundur në përputhje me një listë të kritereve që do të përgatitet shpejtën ë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, tha Hoti.

Ndër masat e parapara nga Qeveria e Kosovës është edhe ajo për Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, për të cilën janë ndarë 5 milionë euro me qëllim të organizimit të mësimit në kushte të pandemisë.

Gjithashtu, janë ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë, për të subvencionuar kompanitë që eksportojnë dhe produktet e qumështit.

Masa e nëntë mbështetë komunat e Kosovës me shumën prej 7.9 milionë euro për të menaxhuar situatën me pandeminë.

Ndërsa masa e tjetër parasheh stimulim të aktivitetit banesor dhe për të rritur kredinë është paraparë të rritet fondi kosovar për garanci kreditore me 40 milionë euro, gjithashtu të mbulohet kosto e tarifës së këtij fondi në shumë prej 4.5 milionë euro.

Ekzekutivi ka vendosur të ndajë edhe 21 milionë euro ndihmë për ndërmarrjet publike, 1 milion për ndërmarrësi dhe 16 milionë për Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërsa 1 milion euro janë paraparë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, 2.5 milionë euro për aktivitetet kulturore e sportive, dhe 1 milion për të fuqizuar pozitën e gruas në shoqëri, përmes biznesit.

Kryeministri në detyrë tha veprimet e ndërmarra me Programin e për Rimëkëmbje janë pjesë e obligimeve ligjore e kushtetuese, pavarësisht që Qeveria është në detyrë dhe vendi një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Share.