Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Albin Kurti e bëri hero e humanitar presidentin e Serbisë, Vuçiq, duke marrë 1000 teste nga ky shtet.

Veseli tha se mënyra si janë marrë ato 1000 teste është e turpshme.

“Pas 21 viteve, Serbia me shpall gjendje të jashtëzakonshme në territorin e Kosovës, kjo është e turpshme. Ne kur e kanë qu kryet shumë ua kemi ulë e disa thonë se duan luftë me Serbinë por flirtojnë me të”, tha ai, duke shtuar se pak ka pas besim te Albin Kurti por pak ka edhe te Avdullah Hoti.

Ai në Tv Dukagjini, ka thënë se askush nuk do të guxoj të prej një milimetër të shtetit tonë.

Sipas tij, e kanë përkrahur mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, për shkak të cenimit të marrëdhënieve me ShBA-të.

“Kurti kur erdhi në pushtet e harrojë “znaqken”, tash më duket e ka kthyer. Instaloi militantë nëpër borde, e turpëroi Kosovën, por kulmi i turpit është kur njerëzit e Kurtit kanë filluar ta fyejnë UÇK-në”, tha ai./ Tv Malisheva

Share.