Kosova sot u bë me qeveri të re pasi ajo mori votat e nevojshme në Kuvend.
Urimet pas zgjedhjes në postin e kryeministrin për Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të vijnë.
Në urimin e saj, Ambasada britanike në Prishtinë lavdëron formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend, dhe uron kryeministrin Hoti dhe kabinetin e tij për emërimin e tyre.
“Sfidat shtrënguese janë përpara për qeverinë e re, veçanërisht urgjencën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, shkruan Ambasada britanike në Facebook./ Tv Malisheva