Profesori i Universitetit të Pittsburgh, Bing Li, i cili po hulumtonte koronavirusin, u vra me armë zjarri gjatë fundjavës.

Sipas universitetit, ai ishte në prag të “përparimeve shumë domethënëse” në lidhje me koronavirusin, transmeton KosovaPress.

Ai u gjet brenda shtëpisë së tij të shtunën me plagë me armë zjarri në kokë, qafë, supe dhe ekstremitete, tha policia.

Hetuesit besojnë se një njeri tjetër i paidentifikuar, i gjetur në makinën e tij, qëlloi Li dhe e vrau në shtëpi, më pas u kthye në makinë, ku bëri vetëvrasje.

Policia beson se të dy ata njihnin njëri-tjetrin, por thanë se nuk kishte asnjë indikacione se Li ishte vrarë për shkak se ishte kinez/TVMalisheva

Share.