Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri sot është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të.

Çmimin e parë në këtë festival e mori poezia me titullin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani, ndërsa çmimin e tretë poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe çmimin “Debutuesja e Festivalit” e mori Aurora Salihu.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është kënaqësi që t’i presim poeteshat nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin e vjetër.

“Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papërsëritshëm për të gjitha qytetet shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri Takimin e Poeteshave Shqiptare”, tha Tahiri.

Takimet e Poeteshave Shqiptare është festival i cili promovon vlera kulturore, letrare, dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107