Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19.

Sipas kësaj partisë opozitare virusi korona i ka dalë nga kontrolli qeverisë, siç po e quajnë ilegale.

Përmes një konference për medie, deputetja Fitore Pacolli tha se insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje.

“Insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Duhet zgjidhje të reja kreative që të bashkëjetojmë me virusin. Ky normalitet i ri kërkon përgatitje dhe qeveri të përgjegjshme”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi tha se qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covdi-19./Tv Malisheva

Share.