Bukuria mund të jetë një kategori sipërfaqësore, por për shumë prej nesh që kërkojnë se si ta mbajnë lëkurën të re, shkencëtarët kanë zbuluar një përgjigje të mundshme në formën e proteinave që inkurajon konkurrencën qelizore.

Një proteinë e quajtur COL17A1 mund të mos duket si një burim i rinisë së përjetshme, por hulumtimet e reja sugjerojnë se bën një punë të shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për ruajtjen e strukturës rinore të lëkurës.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Proteina vepron për të stimuluar konkurrencën qelizore, një proces kyç që ruan rininë e indeve. Ky proces “shtyn” qelizat më të dobëta dhe inkurajon përhapjen e atyre më të forta.

“Qelizat burimore të paprekura në lëkurën tonë mund të heqin qelizat burimore të dëmtuara ose të dobësuara çdo ditë,” thotë Emi Nishimura, një profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë në Tokio që drejtoi studimin.

Plakja fillon me z hdukjen e COL17A1 nga lëkura, dhe ushqehet edhe nga armiqtë e njohur rinorë të lëkurës si rrezatimi ultravjollcë.

Kur kjo ndodh, qelizat më të dobëta shumohen, duke rezultuar në lëkurë më të hollë që është më e prirë ndaj dëmtimit dhe më pak shërimit.

Pasi konfirmuan rëndësinë e COL17A1, ekipi vendosi të hetojë nëse proteina mund të stimulohet sapo të varfërohet duke kërkuar në të vërtetë substanca që mund të kthejnë procesin e plakjes së lëkurës.

Ata izoluan dy kimikate Y27632 dhe apocinin dhe i testuan në qelizat e lëkurës me rezultate pozitive.

“Zbatimi i këtyre substancave ndaj plagëve që mbulojnë tërë thellësinë e lëkurës ka ndihmuar shumë në rigjenerimin e lëkurës”, thuhet në studim.

Dy substanca tregojnë mënyrat për të “stimuluar rinovimin e lëkurës dhe ngadalësuar plakjen e lëkurës”, shton studimi.

Studimi siguron “prova që qelizat e shëndetshme të gjitarëve mund të popullojnë indin e rritur duke zëvendësuar qelizat e dëmtuara ose të dobësuara”, kanë shkruar profesorët Ghana Bilusova dhe James DeGregori.

Ata shtojnë se hulumtimi ofron prova parimore se dy substanca mund të përdoren në luftën kundër plakjes.

Nishimura tha për AFP se hulumtimi mund të çojë në produkte të tilla si kremra dhe tableta që do të ndalonin prishjen e lëkurës dhe do të stimulonin shërimin.

“Ne do të punojmë me kompani farmaceutike dhe kozmetike për përdorimin klinik të këtyre substancave,” tha Nishimura.

Sipas saj, hulumtimi shtesë duhet të tregojë nëse i njëjti proces funksionon në pjesë të tjera të trupit që kanë të ashtuquajturat qeliza epiteliale si lëkura.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën ‘Nature’, transmeton

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107