Qeveria zvicerane njoftoi sot se ka zgjatur periudhën nga 12 në 18 muaj gjatë së cilës do të paguajë kompensime për kompanitë për shkurtim të orarit të punës si rezultat i pandemisë me koronavirus.

Qeveria deklaroi gjithashtu se parashikon që deficiti buxhetor do të arrijë në rreth një miliard franga zvicerane vitin e ardhshëm, raporton Reuters./Tv Malisheva

Share.