Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim annëtarin e Këshillit Drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, prorektorët Hysen Bytyqi dhe Merita Koçnaj- Berisha, si dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë për vitin e ri akademik 2019/2020.

Ministri Bytyqi tha se UP, përkatësisht Fakulteti i Mjeksësisë, duhet që sa më parë të implementojnë vendimin e MAShT-it lidhur me rritjen e numrit të studentëve të rinj në dy drejtime të këtij fakulteti.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, vendimi për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë, përkatësisht drejtimet Mjekësi e Përgjithshme dhe Infermieri, është marrë në bazë të kërkesës së UP-së.

Sipas ministrit Bytyqi, një vendim i tillë është marrë në bazë të kompetencave ligjore që ka Ministria, por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsisderuar si politikë arsimore me interes nacional.

Prandaj, ministri Bytyqi kërkoi që sa më parë të fillojë së zbatuari vendimi, ndërsa përfaqësuesit e UP-së dhe FM-së u shprehën të gatshëm të respektojnë vendimin e MAShT siç është e paraparë ne vendim.

Share.