Në Berat të Shqipërisë janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.
10 prej këtyre të infektuarve janë familjarë të personave të prekur me parë nga Covid-19.
Ndërkohë një rast është punonjës i një qendre, ndërsa një i infektuar tjetër ka dalë nga Spitali Rajonal i Beratit.
Të gjithë këta të infektuar deri më tani janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur asnjë problem shëndetësor.
Të 12 të infektuarit janë karantinuar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes./Tv Malisheva