Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 561 testime, ku 139 persona janë konfirmuar të infektuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, etj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e e tyre të përgjithshëm në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë ku 21 prej tyre janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, COVID 1 dhe COVID 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga COVID-19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID-19, një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, dhe një 82-vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64- vjeçar nga Shkodra, një 69-vjeçar nga Elbasani.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer 43764 testime, prej tyre 5889 pozitivë, 3123 janë shëruar, 2589 janë raste aktive dhe 182 të vdekur.