Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2620 testime nga të cilat 752 persona kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona, ndërsa 545 qytetarë janë shëruar.
Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, etj.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 nga Tirana, 3 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 nga Skrapari, 1 nga Lushnja, 1 nga Berati, 1 nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë në Shqipëri me koronavirus janë regjistruar 45.188 raste, prej tyre 23.072 janë shëruar, 21.165 janë ende raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 951 persona.