Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë realizuar një numër rekord testimesh, plot 1971 teste dhe prej tyre janë regjistruar 188 raste pozitive.
Më së shumti raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shkup 44, pasuar nga Tetova me 24, Gostivari 23, Kumanova dhe Struga me nga 21, Shtip 18, Kërçova 10, etj.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë pacientë, nga një në Shkup, Manastir, Kumanovë, dhe dy nga Tetova.
Po ashtu betejën me koronavirusin e kanë fituar edhe 268 pacientë në 24 orët e fundit./Tv Malisheva