Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 211 teste të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 1192 kanë rezultuar pozitivë.
Kryeson Shkupi me 571 raste, e ndjekur nga Tetova me 87 raste dhe Kumanova me 63. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima, ndërsa janë shëruar 359 persona.
Rastet aktive me koronavirus në vend janë 12 002, ndërsa numri i viktimave ka arritur shifrën 1 071