Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore, ndërsa rastet e reja kanë rënë ndjeshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 558 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 119 persona, pjesa më e madhe në Shkup – 157.

Ndërsa viktimat kanë qenë 32 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i epidemisë në 6.097.

Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, duke çuar në 159.365 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Rastet aktive me COVID-19 janë 14.781. /TV Malisheva

Share.