Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar 168 persona, prej tyre më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë – 76.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me sëmundjen 4 persona – një 55-vjeçare nga Tirana, një 62-vjeçar nga Lezha, një 63- vjeçar nga Librazhdi, një 85-vjeçar nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 878 testime. 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri janë testuar gjithsej 58.752 persona, prej tyre raste pozitive 8927, raste të shëruara 4633, raste aktive 4031 dhe 263 persona kanë vdekur. /TV Malisheva

Share.