Në 24 orët e fundit në Shqipëri asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi.

Në 4064 testime të kryera, janë konfirmuar vetëm 5 raste të reja me COVID-19, ndërsa 12 persona raportohet të jenë shëruar.

Rastet e reja janë konfirmuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, një rast në Tiranë dhe një në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar dy pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Shqipëria ka konfirmuar 132.496 raste pozitive, prej tyre 129.941 janë shëruar, 200 raste janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.455 pacientë./TV Malisheva

Share.