Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 137 pacientë janë të shtirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Nga ta 100 tashmë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 82 janë në oksigjenoterapi dhe tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./TV Malisheva

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

9 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

137 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

100 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

82 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 88 pacientë të shtrirë, 51 prej tyre Covid-19 pozitivë, 61 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 51 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 9 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë

– Spitali i Pejës, 13 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Share.