Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2177 qytetarë, nga 8136 testime.

Ndërkohë, janë regjistruar 6 viktima, ndërsa 639 persona janë shëruar nga virusi.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 965. Janë 15.318 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54-vjeç, një qytetare nga Elbasani 65-vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80- vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80-vjeçe.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 222.664 raste me koronavirus, prej tyre 204.099 janë shëruar, 15.318 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3.247 pacientë./TV Malisheva

Share.