Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 7 pacientë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe 820 persona kanë rezultuar pozitivë.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur dy qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, një 54-vjeçe nga Lezha, një 57-vjeçar nga Shkodra, një 62-vjeçe nga Tirana, një 71-vjeçar nga Berati dhe një qytetare 75-vjeçe nga Gjirokastra.

Ndërkaq, më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 386, pasuar nga Vlora me 56, Shkodra 45, Kruja 42, Durrësi 25 etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1075 qytetarë, ndërsa janë 12.483 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 165.096 raste pozitive, prej tyre 150.012 janë shëruar, 12.483 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.601 pacientë. /TV Malisheva

Share.