Në Shqipëri, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë nga 2521 testime të kryera, 363 të tjerë shëruar dhe 7 persona kanë humbur jetën, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë nga 2521 testime të kryera, 363 të tjerë shëruar dhe 7 persona kanë humbur jetën, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 167, Vlorë 39 raste, Durrës 35, Lushnje 29, Fier e Elbasan nga 20 raste, Lezhë 12 raste, etj.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 67.690 raste, 40.453 janë shëruar, 25.960 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1277 persona.