“Nëse Shqipëria na tejkalon në zhvillimin ekonomik, kjo do të thotë se ne si popull, duhet të kryejmë kolektivisht harakiri (nga japonishtja vetëvrasje), kishte deklaruar ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, më 22 prill 2013 në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS, duke treguar një urrejtje patologjike ndaj kombit shqiptarë.
Ish kryeministri serb kishte deklaruar gjithashtu edhe se hyrja në BE është interes kombëtar dhe shtetëror i Serbisë,
“Meqë ky popull duhet të jetojë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mund të mbijetojmë vetëm – të rrethuar nga NATO-ja dhe BE-ja – dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve”, kishte deklaruar ish-kryeministri, tashmë ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq./ Tv Malisheva