Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë.
29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane.
Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza./Tv Malisheva