Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit raportohen nëntë të vdekur dhe 375 raste të reja me coronavirus, të dhëna këto, që tregojnë një gjendje më të stabilizuar të pandemisë në vendin tonë.

Krahas rasteve të reja, gjithashtu tregues pozitiv mbetet fakti se në orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Share.