Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pasditen e sotme është takuar me mandatarin për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Nga aty, Haradinaj shprehu mbështetjen për një qeveri të udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së teksa shtoi se Kosova do të ketë ekzekutivin e ri brenda një jave.
Ai ka bërë të ditur nuk është diskutuar ende për ndarjen e ministrive, por në këto poste tha se do të dërgohen persona profesionistë.
Haradinaj: Do të çojmë për ministra ekspertë, teknokrat politikë
“Do të çojmë ekspertë, njerëz që kanë ekspertizë, ndryshe me thënë teknokrat politik. Në këtë rast njerëz që dinë t’i kryejnë ato punë dhe që kanë aftësi menaxheriale”, tha ai.
Sipas tij, procedura për formimin e qeverisë së re nuk do të marrë shumë kohë.
Haradinaj: Nuk mundet me marrë më shumë se një javë kjo procedurë
“Kjo mund të ndodhë për disa ditë, nuk mund të zgjasë me javë. Mund të ndodhë disa ditë, nuk mund të marrë më shumë se një javë kjo procedurë”, tha ai.
Krahas kësaj, Haradinaj tha se ka qenë e nevojshme formimi i një qeveri në këtë periudhë pandemie.
Haradinaj: AAK i jep besimin një qeverie të udhëhequr nga Hoti
“I dhashë besimin që edhe AAK i jep përkrahje një qeverie në këtë kohë të krizës pandemisë sa më shpejt një qeverie të udhëhequr nga Hoti”, tha ai./Tv Malisheva