Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi ka deklaruar sot se rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e Kosovës realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet, shkruan Abazi në një postim në Facebook.

Sipas tij, dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Uashington ia mundëson presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA.

“Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Më 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjë Hercegovinës dhe izolimin e shqiptarëve”, përfundon Abazi.

Postimi i plotë:

Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.

Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellur izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet.

Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale, në Washington DC, ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë.

Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve./ Tv Malisheva

Share.