Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka verifikuar peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve, që fermerët të jenë të mbrojtur dhe peshat të maten saktë.

Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë kanë kryer verifikimin e jashtëzakonshëm të mjeteve matëse, ku është bërë kontrolli ligjor.

Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se ky është edhe një hap tutje në mbrojtjen e konsumatorit dhe se verifikimet e tilla do të bëhen edhe në ditët e ardhshme.

Inspektorati dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës bëjnë thirrje që të gjithë përdoruesit e mjeteve matëse të verifikohen që të zbatohet Ligji për Metrologji./Tv Malisheva

Share.