Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave sot në rrugën Rrogozhinë-Peqin, në Shqipëri.

Aktualisht rruga është e bllokuar dhe policia rrugore ka devijuar trafikun.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./TV Malisheva

Share.