Përfaqësuesja e Kosovës për kategorinë U21 është duke luajtur kundër Anglisë U21 në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian Euro 2023.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin “MK Milton Keynes” dhe rezultati është 2-0 në favor të anglezëve.

Për Anglinë kanë shënuar Brewster në minutën e 11′ dhe Palmer në të 27-tën.

Kosova dhe Anglia bëjnë pjesë në Grupin G së bashku me Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andoran.

Momentalisht Kosova renditet në vendin e pesë të këtë grup me tri pikë pas fitores ndaj Andorras me rezultat 2-0. /TV Malisheva

Share.