Antonela Berisha, ish-konkurrentja e Për’puthen, e ka konfirmuar se është në njohje me një djalë, pavarësisht se nuk e di a është ende gati apo jo.
E ftuar në Top Channel, Antolena tha se është personazh VIP, i përket botës së sportit, por është edhe xheloz për gjëra banale.
“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit. Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha Antonela. /TV Malisheva