Kuvendi i Kosovës në agjendë sot ka pasur mbajtjen e dy komisioneve parlamentare, por që të dy aktivitetet janë anuluar.

Këtë e ka konfirmuar Musli Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

Në orën 10:00 ishte paraparë mbajtja e Komisionit për Çështje të Sigurisë para të cilit pritej të raportonte ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratën Publike, Agim Veliu.

Dhe në orën 13:00 ishte planifikuar Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për të shqyrtuar nismën legjislative për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Arsyeja e anulimit të mbledhjeve të Komisioneve zyrtarisht nuk dihet, ndërsa mësohet se kjo është për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19 në vendin tonë.

Njëjtë është shtyrë edhe mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot./ Tv Malisheva

Share.