Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim që tatimpaguesit të kenë sa më të lehtë përmbushjen e obligimeve tatimore, në sistemin elektronik EDI, ka shtuar edhe një shërbim të ri, i cili ka të bëjë me kërkesën për marrëveshjen e pagesës me këste të obligimeve tatimore.

ATK thotë se përmes kësaj kërkese, tatimpaguesit mund të kërkojnë arritjen e një marrëveshje të pagesës së borxhit tatimor të pashlyer.

“ATK, fton tatimpaguesit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që duke shmangur kontaktin fizik të kontribuojmë në parandalimin e COVID 19. Kërkesa në fjalë gjendet në menynë -Shërbimet-Kërkesë për Marrëveshje Pagesë”, thuhet në komunikatën e ATK-së/TVMalisheva

Share.