Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është shprehur i bindur se Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të tyre, derisa ka thënë se javën e ardhshme do të votohet qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Gashi pas takimit me këtë të fundit në Kuvendin e Kosovës, tha se programi qeverisës i tyre është i duhuri, sipas tij ai përfshinë edhe dialogun me Serbinë, siç tha do të udhëhiqet nga qeveria.
Deputeti Gashi para gazetarëve tha se projektet tjera infrastrukturore janë në plan të dytë këtë vit, pasi rimëkëmbja ekonomike është në fokus për shkak të pandemisë me koronavirus./ Tv Malisheva