Në Iran, u arrestuan 320 persona, të cilët dyshohej se kishin bërë postime false dhe provokuese në lidhje me shpërthimin e pandemisë me koronavirus.

Komandanti i Shërbimit Policor të Iranit gjeneral Husein Esteri tha për Agjencinë e Lajmeve ILNA, se 320 persona u arrestuan pasi në mediat sociale postuan lajme të pabaza dhe provokuese në lidhje me Covid-19.

Irani ka regjistruar rastin e parë me koronavirus më 19 shkurt në qytetin Kum dhe më pas u përhap në të gjithë vendin, ku deri dje janë regjistruar 6.589 të vdekur dhe 106 mijë e 220 të infektuar/TVMalisheva

Share.