Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informatave paraprake dhe hetimeve të zhvilluara, ka arrestuar personin me inicialet I.G. (1976), nën dyshimet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar foto dhe video me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë, të cilat duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë.

Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon mobil dhe një laptop.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.  /TV Malisheva

Share.