Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga muaji janar deri në shtator të këtij viti ka identifikuar dhe formalizuar 2.756 punëtorë të paregjistruar.

Në një njoftim për media thuhet se ATK ka nisur zbatimin e tri projekteve që ndikojnë në formalizmin e punëtorëve, sikurse ai i punësimit joformal, ndërtimtarisë, akomodimit dhe shërbimit ushqimor, të cilat janë të bazuara në metodologjinë e vlerësimit të rrezikut.

Këto tri projekte janë hartuar në bashkëpunim të ngushtë me FMN-në dhe përmes së cilave ATK synon trajtimin e dukurisë së punësimit joformal apo punës së pa deklaruar.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës është e orientuar në formalizmin e këtij sektori, përmes vendimeve të ndryshme, si dhe përmes Pakos për Ringjallje Ekonomike, konkretisht përmes masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të cilat janë input shumë i rëndësishme në deklarimin e punëtorëve, por edhe rritjes së sensibilizimit të punëtorëve për të kërkuar që të deklarohen nga ana e punëdhënësit.

ATK inkurajon të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët që të aplikojnë për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3, pasi që duke deklaruar punëtorët do të ndihmojnë në uljen e informalitetit në këtë sektor. /TV Malisheva

Share.