Afati për pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale është zgjatur deri më 30 qershor të këtij viti, ka bërë të ditur sot Administrata Tatimore e Kosovës.

Kjo bëhet me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, si dhe vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve të datës 24.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID 19.

Afati për pagesën e detyrimeve tatimore deri më 30 qershor ka të bëjë për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

-Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale TM1/2020

-Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdha, TM1/2020

-Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale,

-Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e vogla, TM1/2020.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve afati për deklarim, raportim dhe pagesë përfundon më datën 30 prill 2020 sipas vendimit paraprak të datës 19.03.2020, i nxjerr nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afateve të caktuara./ Tv Malisheva

Share.