Virusi korona hyri në qendrën e shpërndarjes së postës në Hagenbrug, Austri, raportojnë media lokale.
Nga rreth 300 të punësuar, 29 persona janë pozitivë me COVID-19 deri më tani, tha Franz Klingenbruner nga drejtoria krahinore e Austrisë së Ulët.
Ai tha se testimi është ende në vazhdim dhe se të gjithë punonjësit e kësaj qendre do të testohen.
Ndryshe, 22 të infektuar janë nga Vjena dhe shtatë pacientë janë nga Austria e Ulët./ Tv Malisheva