Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefaqil Bajqinovci është deklaruar në lidhje me ofertën e ministrit të Mbrojtjes Anton Quni.

Ky i fundit, para se të shkonte Kuvendi në pauzë, tha se do të bisedojë me kreun e LDK-së me Isa Mustafën dhe deputetët e kësaj partie, nëse Albin Kurti do të ndërrojë mendjen e tij.

Ministri Quni propozoi që kryeministri Kurti të kthejë Agim Veliun në postin e ministrit të Brendshëm dhe të shqyrtojë mos vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, shkruan Baqjinovci në Facebook

Share.