Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka folur për humbjen e bastionit në kësaj partie në Podujevë, pas njëzet vjet qeverisjeje.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë drejtimin e Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, pasi Agim Veliu nga LDK-ja kishte dhënë dorëheqje për të kaluar si ministër i Punëve të Brendshme në ish-Qeverinë Kurti.

E humbja e Podujevës nuk e ka shqetësuar shumë numrin e dytë të LDK-së, Ismet Beqiri.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se LDK-ja me një riorganizim të mirë do ta kthejë këtë komunë vitin e ardhshëm kur mbahen zgjedhjet e rregullta.

Beqiri ndërkaq nuk është ‘pishman’ për prishjen e koalicionit qeverisës LDK-Vetëvendosje, e cila çoi në rrëzimin e Albin Kurti, duke thënë se partia e këtij të fundit nuk mund ta konsiderojë LDK-në si degë të saj.

“E mbështes prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen”, është shprehur Beqiri duke akuzuar serish Albin Kurtin për prishje të raporteve me SHBA sa ishte në krye të qeverisjes 50 ditore.

Share.