Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Faton Bislimi ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Bislimi ka thënë për këtë ka garanci SHBA-në si vend mik dhe se nuk do të kishte asnjë kuptim që ato ta dëmtonin Kosovën.

“Kam bindjen se marrëveshja do të jetë pozitive dhe opozita duhet të mos ndjellë se do të ketë një marrëveshje që dëmton shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Bislimi, duke shtuar se s’ka asnjë logjikë që SHBA të mbështesnin një marrëveshje të dëmshme për Kosovën./ Tv Malisheva

Share.