Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 64 aktakuza, kundër 71 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 10 persona, si dhe janë bërë s7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ky është njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së enjte ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë ditë se djeshme ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:

Aktakuzat

personat 15 – 16 9 – 9 5 – 5 4 – 4 2 – 3 18 – 18 11 – 16 64 – 71

Ndalimet 3 1 3 2 / 1 / 10

Paraburgimet:

kërkesat – personat 3 – 4 / 1 – 1 1 – 2 / 1 – 1 1 – 1 7 – 9

Bastisjet / / / / / / / /

Sekuestrimet / / / / / / / /

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka krye r veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja”, si dhe, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Grabitja”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1 ) person, për veprën penale “Sulmi seksual”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Manipulimi me prova”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepr ën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona të dyshuar janë ndaluar për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, një i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Pengimi i pësonit zyrtar gjatë detyrës zyrtare”. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se enjte ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “dhuna në familje” dhe vepër penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) Aktakuzë për një (1) person, për vepër penale – “Lëndimi i rëndë trupor”

Një (1) Aktakuzë për një (1) person, për vepër penale – “Lëndimi i lehtë trupor”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ”Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhja e pyllit” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vetëgjyqësia”.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm seksual”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra t ë ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale

Departamenti për Krime të Rënda, ka ng ritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”

Share.