Skuadra e Chelseat ka regjistruar një tjetër fitore në Premier Ligë pas ka triumfuar me rezultat 3-0 në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Aston Villas.
Pas 15 minutave lojë skuadra e Thomas Tuchel e gjeti golin e epërsisë me anë të sulmuesit belg Romelu Lukaku i cili u asistua në mënyre mjeshtërore nga kroati Mateo Kovacic.
Ishte pikërisht Kovacic ai i cili e dyfishoi rezultatin me golin e tij të realizuar katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Lukaku realizoi edhe golin e dytë personal dhe vendosi rezultatin final 3-0.
Pas katër ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Manchester Unitedin e vendit të parë.
Nga ana tjetër, Aston Villa pozicionohet në vendin e 12-të me katër pikë pas katër ndeshjeve. /TV Malisheva