Knë përfunduar 45 minutat e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që po zhvillohen sonte dhe kanë startuar nga ora 21:00.

Nuk ka gola në ndeshjen kryesore ndërmjet Juventusit dhe Chelseat në Italia, kurse befasia e madhe po ndodh në ndeshjen e grupit E ku Benfica po avancon me rezultat 1-0 ndaj Barcelonës me golin e Nunez në minutën e tretë të ndeshjes.

Bayerni ka krijuar epërsi solide prej 2-0 ndaj Dinamo Kievit me dy golat e Robert Lewandowskit, ndërsa me rezultat 1-0 është duke fituar Salsburgu kundër skuadrës franceze Lille.

Pa gola janë mbyllur pjesët e para edhe të ndeshjeve Manchester United-Villarreal dhe Wolsburg-Sevilla. /TV Malisheva

Share.