Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid19, ndërsa të shëruar janë 15 qytetarë.
Dr. Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në Spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive, ndërsa prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë humbje jete.
“Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha Vasili.
Ajo theksoi se edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.
COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1/ Tv Malisheva