Deputetja e PDK-së Besa Ismajli ka reaguar pas tërheqjes së rezolutës për pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga ana e kësaj partie, pasi ajo nuk gjeti mbështetje në Kuvend.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka treguar mbi qëllimet e kësaj rezolute dhe projektligjeve, të cilave nuk gjetën mbështetje në seancën e sotme të jashtëzakonshme.
“Masat nuk zgjuan interes të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, sepse interesi i saj në mbrojtjen e kryeministrit në dorëheqje Albin Kurtit ishte më i rëndësishëm, përfshi përplasjet dhe qërimi i hesapeve me bashkëpartiakët e saj.
Në asnjë vend në botë ministria nuk ushtron kontroll kaq të hapur ndaj përfaqësuesve të popullit. Mbrojtja e vendit nga organi më i lartë shtetëror po shpërfillet nga qeveria, e cila shkelë mbi Kushtetutë”, shkruan ismajli.
Ajo ka thënë se ka tri propozime sa i përket masave t përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë, si veriu i Kosovës, gratë, nënat vetushqyese, ato në biznes, të papunët dhe bashkësitë fetare.
Postimi i plotë:
Qëllimi ynë ishte i qartë:
-Masa të përkohshme ekonomike dhe fiskale.
-Stimulimi i sektorit privat.
-Stimulimi i sektorit publik nëpërmjet ndërmarrjeve publike në të gjitha nivelet.
-Themelim të fondit për tri ministri, atë të Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë, si dikastere mjaft të rëndësishme në luftën ndaj pandemisë.
Por…
Masat nuk zgjuan interes të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, sepse interesi i saj në mbrojtjen e kryeministrit në dorëheqje Albin Kurtit ishte më i rëndësishëm, përfshi përplasjet dhe qerimet e hesapeve me bashkëpartiakët e saj.
Ndërsa unifikimi po del të jetë vetëm gjuhë politike, për të keqpërdorur atë më pastaj si mjet politik.
Mjetet p olitike Qeveria në ikje po i zbaton me përpikëri drejt autokratizmit. Në asnjë vend në botë ministria nuk ushtron kontroll kaq të hapur ndaj përfaqësuesve të popullit. Mbrojtja e vendit nga organi më i lartë shtetëror po shpërfillet nga qeveria, e cila shkelë mbi kushtetutë.
Ndaj masave të përkohshme të propozuara nga subjekti për t’u përligjur si detyrime nga ekzekutivi kushdo që të jetë sot a nesër, unë kisha tri propozime, atë për Veriun, gratë dhe bashkësitë fetare.
Kontributi im përmes propozimeve që u pamundësuan është ky si më poshtë:
Të dashur deputetë kolegë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Në një gjendje emergjente dhe shumë të vështirë në procesin tuaj jetësor në luftën ndaj virusit korona, jam në mbështetje dhe bashkëndjesi të plotë me situatën tuaj!
Parimisht duhet jetësuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë lidhur me parandalimin e infektimit, por duhet të jemi vi gjilent dhe syhapur kur këto rekomandime shndërrohen në rregulla dhe kufizime, që mbushin apetitet autokratike të zyrtarëve qeveritarë.
Sa i përket masave të përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë së virusit COVID-19 të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, kam tri propozime, që do ta pasuronin tutje këtë politike shumë të nevojshme në gjendjen në të cilën po kalojmë: Veriu i Kosovës, gratë, nënat vetushqyese, ato në biznes dhe të papunët si dhe bashkësitë fetare.
Veriu i Kosovës është gjendur në një situatë të pafavorshme të realitetit politik në përballje me luftimin e virusit Covid-19. Një lënie e tërësishme pas dore, me disa vizita periferike të lagjeve nga zyrtarë qeveritarë dhe më e rëndësishmja, një ikje e rastit për integrim të plotë dhe thyerje e çdo barriere ndëretnike dhe sigurimi për efikasitet të qartë shtetëror. Një çakordim i punës së institucioneve t Kosovës, krijuar mbi politikën e inatit, banorët e Veriut përveç pasigurisë, iu kemi dhuruar edhe mos mbështetje, sidomos në aspektin financiar. Mijëra familje janë në gjendje të rëndë jo vetëm për shkaqe të krizës së pandemisë, por për shkaqe sociale, të cilat kanë të bëjnë në masë të madhe me vendbanimin. Banimi me qira mbi për afro dy dekada prodhon një situatë shumë të vështire dhe është koha e duhur qe institucionet t’iu dalin në ndihmë, si një administrim i besueshëm dhe jo përjashtues.
Propozoj një skemë mjetesh, si plotësim i amandamenteve në kuadër të Ligjit për Masat e përkohshme, për banorët e Veriut të Kosovës, pavarësisht etnisë, të cilët krahas gjendjes së dy njësive administrative të Mitrovicës, kanë vështirësi të dyfishtë ekonomike, përfshi atë sociale në të cilën gjenden. Me këtë përafrojmë ndasitë e administrimit paralel dhe forcojmë dorën e institucioneve për të gjith qytetarët, pa dallim. Të dy komunat do të kishin më të lehtë shthurjen ligjore nga ana e Qeverisë së Kosovë dhe amnistimit të veprimeve të saja të pakoordinuara me autoritetet lokale si dhe kanosjes së qytetarëve me rrezikun e covid-19 në vonesat e masave preventive.
Çështja e dytë ka të bëjë me gratë dhe pozitën e tyre në shoqëri, veçanërisht në këto javë të përballjes me koronavirusin. Një përqindje shumë e ulët të grave të punësuara, përqindje edhe me e ulët e grave në biznes, përfshi edhe nënat vetushqyese, që situata e pafavorshme ekonomike ka krijuar mundësi kufizuese në jetesën e tyre. Problemet më të spikatura lidhen me banimin dhe natyrisht ajo e punësimit, përfshi elemente të tjera, si shkollimi i fëmijëve. Propozimi im parasheh një ndarje shtesë në koordinim me Qendrat për Punë Socialë gjithandej komunave të Kosovës, ku bashkërisht institucionet qendrore dhe ato lokale do t’iu dilnin në ndihm kategorisë në fjalë. Kjo mund pastaj të ndjekë kanale ndarëse, si mjete për tejkalim të situatës emergjente apo si grantë mbështetëse për agrikulturë, zejtari dhe grante relevante, si rimëkëmbje.
Pika e tretë ka të bëjë me bashkësitë fetare në Republikën e Kosovës. Personeli aktiv dhe kleri i komuniteteve fetarë në Kosovë në pamundësi gjenerimi të hollave, janë në një gjendje të disfavorshme ekonomike. Propozimi im është që ligji për masat e përkohshme t’i ketë fokus edhe bashkësitë fetare./ Tv Malisheva