Mjekët nga Jerusalemi u tronditën kur zbuluan shkakun e përgjumjes së papritur te një djali nëntëvjeçar, i cili u soll në spital nga prindër të shqetësuar.

Prindërit mbërritën në Qendrën Mjekësore Hadassah me djalin nga Palestina pasi 9-vjeçari ishte shumë i përgjumur.

Mjekët e ekzaminuan menjëherë dhe gjetën një plagë të vogël dhe gjak në kokën e tij. Ata menjëherë bënë një ekzaminim CT të tij, pas së cilës ata zbuluan se djali kishte një plumb në kokë.

Plumbi kaloi nëpër kafkë dhe ndaloi në trurin e djalit.

Neurokirurgu Gay Elor i cili hoqi plumbin nga koka e djalit thotë se prindërit nuk e dinin që djali i tyre ishte goditur.

“Nëna tha që po luante me miqtë e tij dhe se diçka ndodhi, që ndoshta diçka i ra atij. Historia nuk është plotësisht e qartë. Ai kishte një plagë të vogël në kokë”, tha mjeku, raporton Times of Israel.

Dyshohet se djali u godit gjatë festimit të Bajramit.

“Nëse plumbi kishte shkuar në drejtimin tjetër, mund të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha dhe dëme të mëdha neurologjike”, tha mjeku dhe shtoi se djali po shërohej mirë dhe po fliste me familjen e tij./Tv Malisheva

Share.