Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës.

Befasia më e madhe i ndodhi Prishtinës e cila u mposht me rezultat 2-1 nga skuadra e Drenicës.

Drenica krijoi epërsi të dyfisht me golat e Denisson dhe Zabergjas në minutat 22′ dhe 64′, kurse golin e vetëm për Prishtinën, por që nuk mjaftoi për ta evituar disfatën e realizoi Otto John në minutën e 74′.

Në ndeshjen tjetër, Drita ia ka shkaktuar humbjen e parë skuadrës së promovuar në elitën e futbollit Malishevës.

Skuadra nga Gjilani e siguroi fitoren me golin e vonshëm të realizuar nga Tahiri në minutën e 85′.

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Suharekë aty ku Ballkani e mposhti me shumë vështirësi Ulpianën më rezultat 3-2.

Për Ballkanin shënuan Thaçi (2) dhe Haxha, kurse për Ulpianën Selimi në minutën e 72′ dhe Shala në të 90-tën. /TV Malisheva

Share.