Bazuar në analizat e testeve për COVID-19, të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Komuna e Malishevës 4 persona kanë rezultuar pozitivë.

Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancës sociale, higjienës dhe të shmangin grumbujt me njerëz, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Ndryshe, deri më tash në këtë komunë janë gjithsej 112 raste të konfirmuara, prej tyre 81 janë shëruar

Në Komunën e Malishevës janë 25 raste aktive me COVID-19, sipas këtyre vendbanimeve:

Kijevë              5 raste aktive

Malishevë        3 raste aktive

Ngucat                        3 raste aktive

Bubavec          3 raste aktive

Carrallukë        2 raste aktive

Balincë            2 raste aktive

Banjë               1 rast aktiv

Damanek         1 rast aktiv

Drenoc                        1 rast aktiv

Lladrovc          1 rast aktiv

Maxharrë         1 rast aktiv

Gurishtë          1 rast aktiv

Shkozë            1 rast aktiv

 

Share.