Sot pasdite përfundoi testimi i 58 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një prej të cilëve rezultoi pozitive.

IKSHP ka bërë të ditur se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe do të testohen, ndërkohë që kërkon nga qytetarët të mbajnë distancë nga tjetri-tjetri, të reduktojnë daljet me përjashtim në raste emergjente.

“Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, thuhet në njoftim të publikuar në Facebook

Share.